Bytyqi: Kjo Qeveri veç e majtë nuk është
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kundërshtuar kërcënimet e Qeverisë për punëtorët grevist.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo qeveri veç e majtë nuk është.
“Qeveria e së majtës, siç thotë populli, u zgju në krahë të majtë, ama veç e majtë s’është. Ky pushtet që sot po i kërcënon grevistët, që ushtrojnë një të drejtë ligjore, nesër mendësia e tyre shkon dhe më larg. Dhe kjo është e frikshme. Kjo nuk është demokracia! Të dashur qytetarë, Fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti është kjo që e shihni sot, dhe fatkeqësisht keni për ta parë edhe secilën ditë tjetër. Sepse demagogjia e tij, më nuk do të kryej punë!”, ka shkruar ajo.