Bursa prej 2000 eurosh për studentët e Arkitekturës në UP - NACIONALE

Bursa prej 2000 eurosh për studentët e Arkitekturës në UP

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dega e Arkitekturës, në Universitetin “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me kompaninë MODIUM kanë shpallur konkurs për ndarje të bursave për studentët për vitin akademik 2022-2023.

Bursat do të oftohen për dy studentët më të dalluar të vitit IV-të, në vlerë prej 2000 eurosh për secilin studentë.

Për përfitimin e kësaj burse, kandidtët duhet t’i plotësojnë disa kritere dhe ta kenë dokumentacionin e kërkuar të kompletuar.

Ndërsa aplikimi bëhet online, në e-mail të kompanisë. Sipas njoftimit konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 01.07.2023 deri më 15.07.2023.

Përndryshe, MODIUM është një praktikë arkitekturore që krijon ndërtesa të llojeve të ndryshme, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kujtojmë se në muajin e kaluar, pra në mars studentë të Fakultetit të Arkitekturës, janë kualifikuar si finalistë në garën ndërkombëtare për dizajnimin e resortit turistik në Kroaci.

Një pjesë e studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina‘, që në semestrin dimëror 2022/23 kanë ndjekur lëndën Projektim – Banim, si projekte semestrale kanë punuar për garën ndërkombëtare të organizuar nga platforma Inspireli, për dizajnimin e resortit turistik në afërsi të qytetit të Zarës, në Kroaci.

Me 25 mars 2023 janë shpallur 30 finalistët e kësaj gare, ku nga 163 projekte konkurruese nga 38 vende të botës, 6 finalistë (me gjithsej 8 projekte në garë) janë pikërisht studentët e Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina‘.

Përndryshe, Fakulteti i Arkitekturës (FA) është themeluar në vitin 2019 si njësi e pavarur akademike e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“. Studimet e arkitekturës kanë filluar në vitin 1978, si Departamenti i Arkitekturës në kuadër të Fakultetit Teknik, si njësi plotësisht e barabartë me Ndërtimtarinë, Elektroteknikën dhe Makinerinë.

Misioni i FA-së është të krijojë kuadro me arsim të lartë e profesional për tregun e punës në fushat e arkitekturës, përkatësisht ekspert në lëmin e urbanizmit, projektimit dhe trashëgimisë ndërtimore, të cilët me njohurit e fituara do të përmirësojnë praktikën, arsimin dhe punën kërkimore-shkencore në fushat e përmendura.

Lajme të ngjashme