Burri rrah gruan e tij në natën e Vitit të Ri në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë pasi dyshohet për dhunë në familje.
Sipas Policisë, ai ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrëveshje dhe se i njejti thuhet se ka ushtruar dhunë psiqike edhe në të kaluarën.
"Sipas viktimës në të kaluarën i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, mirëpo e njëjta nuk e ndien veten të rrezikuar dhe nuk dëshiron urdhër mbrojtës", thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Më tej, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 31.12.2022 – 00:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, Viktimës femër kosovare. Sipas viktimës në të kaluarën i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, mirëpo e njëjta nuk e ndien veten të rrezikuar dhe nuk dëshiron urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
