BSPK: Nga sot jemi në grevë të përgjithshme - kërcënimet janë gabim shumë i madh - NACIONALE

BSPK: Nga sot jemi në grevë të përgjithshme - kërcënimet janë gabim shumë i madh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), pavarësisht kërcënimeve të pushteti për pezullim të pagave, kanë bërë të ditur se nga sot janë në grevë të përgjithshme.

Përmes një komunikate për medie, BSPK thekson se greva po bëhet pa dëshirën e tyre për shkak se qeveria nuk ka përmbushur kërkesa e tyre.

Të kërcënosh grevistët e qetë dhe në të drejtën e tyre është shkelje e normës dhe parimeve të shtetit demokratik e juridik dhe mbi të gjitha marrje e së drejtës për grevë – me fjalë të tjera është gabim shumë i madh.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Komunikata e plotë BSPK-së:

Sot, e enjte, më 25 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se tash më jemi në grevë të përgjithshme, dhe jemi në grevë pa dëshirën tonë por të detyruar nga premtimet dhe zvarritjet në përmbushjen e kërkesave të ligjshme dhe të arsyeshme, nga premtimet që nuk u përmbushën kurrë dhe nga zvarritjet e qëllimshme që prodhuan këtë – hyrjen në grevë.

Partneri ynë Social – Qeveria po kërcënon grevistët dhe kjo është antiligjore se shkelet ligji për grevat, LIGJI Nr. 03/L-200, Neni 11, 13 dhe 18, e mbi të gjitha kjo nuk është aspak e mirë.

Të kërcënosh grevistët e qetë dhe në të drejtën e tyre është shkelje e normës dhe parimeve të shtetit demokratik e juridik dhe mbi të gjitha marrje e së drejtës për grevë – me fjalë të tjera është gabim shumë i madh.

Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të ulet në tavolinën e dialogut të sinqertë prej nga duhet të dalim me zgjidhjen e duhur, dhe zgjidhja e duhur është përmbushja e kërkesave të të punësuarve.

Kryetari i BSPK-së

Atdhe Hykolli

Lajme të ngjashme