BSPK-ja takohet me partitë në opozitë, VV-ja nuk u përgjigj
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, do të ketë takim sot me partitë parlamentare në opozitë.
Lajmin e ka konfirmuar Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Ymeri ka thënë për gazetën Nacionale, se BSPK-ja i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare për takim.
“Këshilli qendror grevist i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare. Takimin do ta ketë BSPK-ja jo SBAShK-u”, ka thënë Ymeri.
Në anën tjetër, nuk dihet ende nëse BSPK-ja ka marrë përgjigje nga ana e partisë në pushtet, Vetëvendojes.