Britania e Madhe do të vendosë rregulla për kriptovalutat
Tregu i kriptovalutave si një industri e re por me rritje të vazhdueshme, ka ngjallur vëmendjen e të gjithëve, përfshirë këtu edhe bankave qendrore të shteteve të ndryshme, duke filluar nga SHBA ku vetëm se ka filluar shqyrtimin për tregun e kriptovalutave.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka filluar ta marrë më seriozisht këtë industri në rritje e sipër.
Ministri britanik i financave njoftoi se shumë shpejt pritet që t’i publikojë planet për të rregulluar tregun e kriptovalutave.
Nuk dihen ende saktë detajet e rregullores, mirëpo ajo që dihet është se planet janë në favor të industrisë së kriptovalutave.
Ata janë duke studiuar rreth diversitetit të kriptovalutave, por me theks të veçantë për Stable Coins, pra asetet dixhitale që marrin vlerën e tyre nga monedhat ekzistues si Tether (USDT), TrueUSD (TUSD) vlera e të cilave është pothuajse e barabartë me atë të dollarit amerikan (USD).
Stablecoins kanë pasur një rritje enorme gjatë këtyre dy viteteve të fundit, me një qarkullim total prej 80 miliardë dollarësh, ku dy vjet më herët ishte vetëm 4 miliardë dollarë.
Këtu edhe lindën shqetësimet për keqpërdorime të mundshme, si shpëlarje parash, e aktivitete të tjera të paligjshme. Kjo falë sistemit të decentralizimit që e mundëson rrjeti blockchain ku ndërveprojnë kriptovalutat.
Shqetësim tjetër ishte mundsia që Rusia t’u shmanget sanksioneve ekonomike përmes kriptovalutave.
Kështu Banka Qendrore e Anglisë bëri thirrje të hapur që të gjitha shtetet të vendosin rregulla për të minimuzuar rreziqet nga kriptovalutata për sistemin financiar.
Momentalisht kapitali i marketit të kriptovalutave ka kaluar 2 trilionë dollarë që do të thotë se ka filluar rikuperimi i marketit pas rënies që kishim gjatë javëve që lamë pas.
Dihet që ky treg lëviz shumë nga pjesa fundamentale, që nënkupton çdo vendim që merret nga vendet e mëdha, në këtë rast SHBA dhe Britania e Madhe do të ketë ndikim goxha të madh në tregun e kriptovalutave.