Blerim Gashi dhe Krenar Shala kandidatë të VV-së për deputetë? Kështu thotë Sheholli
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, e ka quajtur analistin Blerim Gashi 'deputet të VV-së', në emisionin “Politiko” në Kanal 10.
“Ti nuk je komentator. Ti je kandidat i VV-së për deputet. Kjo është e vërtetë absolute.” – ka thënë Sheholli.
Ndaj këtyre akuzave është kundërpërgjigjur z.Gashi i cili e ka quajtur “spekulim” deklarimin e z.Sheholli.
“Ky është një spekulim. Të kanë rrejtë burimet.” – tha Gashi.
“Me të kemi qenë në një ndejë. Blerim Gashi më tha që ‘ekziston mundësia.'”- ka vazhduar Sheholli.
"As tash nuk thashë që jo." - tha Gashi.