Blerim Latifi: Potencialisht vrasësit e grave janë ata që arsyetojnë vrasësin e gruas shtatzënë - NACIONALE

Blerim Latifi: Potencialisht vrasësit e grave janë ata që arsyetojnë vrasësin e gruas shtatzënë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori Universitar, Blerim Latifi, ka thënë se vrasësit e nesërm të grave janë ata që sot shkruajnë komente përmes të cilave e arsyetojnë dhe e justifikojnë Sokol Halilin, vrasësin e Hamide Magashit.

Latifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto komente janë paralajmërime të hershme të krimeve të radhës.

Potencialisht vrasësit e nesërm të grave janë ata që sot shkruajnë komente përmes të cilave e arsyetojnë dhe e justifikojnë kët' monstrumin që vrau gruan shtatzanë. Këto komente janë paralajmërime të hershme të krimeve të radhës. Sepse ai që e justifikon një vrasës të tillë, nuk e ka hiç të vështirë të bëhet vetë vrasës në rrethana të ngjashme. Sepse justifikimi i krimit gjithmonë shpie në përsëritjen e tij”, ka shkruar Latifi.

Lajme të ngjashme