Bitcoin në ngritje - Rusia e pranon si formë të pagesës - NACIONALE

Bitcoin në ngritje - Rusia e pranon si formë të pagesës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi Rusia po e merr në konsideratë pranimin e cryptovalutave si formë të pagesës për eksportet e burimeve apo resurseve të saj natyrore, Bitcoin pati ngritje mbi 5% ditën e djeshme, dhe afër 20% në 10 ditët e fundit.

Pavel Zavalny, i cili është kryetar i komitetit të Energjisë në Federaten Ruse, deklaroi se Rusia është e hapur që ta pranojë edhe Bitcoin-in si formë të pagesës, përveç monedhave tjera.

"Kur bëhet fjalë për vendet tona 'miqësore', si Kina apo Turqia, të cilat nuk na bëjnë presion, atëherë ne u kemi ofruar atyre për një kohë që të kalojnë pagesat në monedhat kombëtare, si rubla dhe juan", tha Zavalny gjatë një konference të enjten.

“Me Turqinë mund të jetë lira dhe rubla. Pra, mund të ketë një sërë monedhash, dhe kjo është praktikë standarde. Nëse ata duan bitcoin, ne do të tregtojmë me bitcoin”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme