Behrami: Albin Kurti e rikthen vitin 1990, Rrahman Jasharaj si Hajrullah Gorani
Analisti politik Artan Behrami ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për kërcënimet që iu ka bërë punëtorëve të disa ministrive nëse ata bashkohen grevës së SBASHK-ut.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjithë punonjësit publikë duhet të refuzojnë kontratën e lojalitetit ndaj Qeverisë së VV-së.
“Albin Kurti e rikthen vitin 1990! Rrahman Jasharaj si Hajrullah Gorani! Është mirë që krejt punonjësit publikë të refuzojnë kontratën e lojalitetit ndaj Qeverisë së VV-së. Ani unë tu mendu që kjo mendësia e vitit 1989-90 është vetëm në MPJD.”, ka shkruar ai.