Baraliu për vdekjen e futbollistit Kajtazi: Vdekje si kjo janë në përgjegjësinë e shtetit
Bleron Baraliu, analisti politik nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas vdekjes së futbollistit të ri mitrovicas, Erion Kajtazi.
Sipas, Baraliut, këto vdekje, janë barrë dhe përgjegjësi e shtetit. Madje për këtë, Baraliu ka thënë se duhet të dorëhiqet ministri i Shëndetësisë, duke vënë theksin se Kosova as ministër të Shëndetësisë nuk ka, tash e sa kohë.
“Ministri i shëndetësisë do duhej të konsideronte dorëheqje për mungesën totale të progresit në shëndetësi dhe neglizhencën me të cilën adresojmë shëndetin e qytetarëve. Vdekje si kjo jenë barrë në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e shtetit dhe shoqërisë sonë. Por ne as nuk kemi ministër të shëndetësisë -- nuk kemi pasur as gjysmën e kohës së mandatit Kurti 2 -- lëre më të kërkojmë ndërgjegje dhe përgjegjësi!”
Erion Kajtazi, vdiq sot, gjatë një loje futbolli.
