Banka Botërore paralajmëron rritje prej 37% në çmimet e ushqimeve
Banka Botërore ka paralajmëruar se një "katastrofë njerëzore" po shpaloset për shkak të një krize ushqimore në rritje në të gjithë botën, e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Presidenti i Bankës Botërore, David Malppas, tha se "është një katastrofë njerëzore, që do të thotë se ushqimi po bie. Por pastaj bëhet një sfidë politike për qeveritë që nuk mund të bëjnë asgjë për të, nuk e shkaktuan ata dhe ata janë duke e parë se çmimet po rriten."
Ndërsa kriza po vazhdon të rritet, Malpass paralajmëroi se rritja e çmimeve të ushqimeve mund të çojë në varfëri qindra miliona njerëz në mbarë botën.
The Independent shkruan se sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, në çmimet e ushqimeve mund të ketë një rritje prej 37 për qind, të cilat do të "jenë shumë për të varfërit", të cilët "do të hanë më pak dhe do të kenë më pak para për çdo gjë tjetër, si për shembull shkollimi...dhe kjo do të thotë se është me të vërtetë një lloj krize e padrejtë, që më së shumti godet më të varfërit. Kjo ishte e vërtetë edhe për Covid”.
Ndërsa, Malpass tha, se rritjet e çmimeve po prekin lloje të ndryshme të ushqimeve.
“Po prek ushqimin e llojeve të ndryshme… vajin, drithërat, dhe më pas do të prek edhe kulturat e tjera, të korrat e misrit, sepse ato rriten kur gruri rritet”.
Ai shtoi se ndërsa në botë ka ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë, dhe rezervat globale janë të mëdha, do të duhej një process ndarjeje ose shitjeje për t’u siguruar që ushqimi të arrijë atje ku nevojitet.
Malpass tha se përveç ndihmës së synuar për njerëzit më të varfër, fokusi duhet të jetë në rritjen e furnizimeve me plehra dhe ushqime në të gjithë botën.
Sipas tij, ky është paralajmërim i një "krize brenda një krize", që buron edhe nga paaftësia e vendeve në zhvillim për të shlyer borxhet e mëdha të pandemisë, edhe pse çmimet e ushqimit dhe energjisë rriten.
Vërejtjet e Malpass erdhën në takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.
Ndërkohë, presidenti i Bankës Botërore, duke premtuar mbështetje për Ukrainën, tha se Banka po i jep me shpejtësi vendit të rrethuar, në mënyrë që "të vazhdojë shërbimet thelbësore të qeverisë dhe aktiviteti i sektorit privat".
“Ne kemi mobilizuar 1 miliardë dollarë deri më tani dhe po përgatisim një paketë tjetër prej 1.5 miliardë dollarësh. Financimi paralel dhe garancitë dypalëshe po ndihmojnë në rritjen e kësaj pakete. Ne krijuam një Fond Mirëbesimi me shumë donatorë që do të shpërndajë grantet e donatorëve në një mënyrë të shpejtë dhe të sigurt”.
Sipas Malpass, ndikimi i pushtimit po arrin shumë shpejt përtej kufijve të Evropës Lindore, pjesërisht përmes rritjeve të çmimeve në ushqim, plehra dhe energji.
Raporti i FMN-së i edicionit të muajit prill ka dhënë shifra jo të mira për qeveritarët që flasin për rritje ekonomike por kanë harruar se inflacioni është ngritur në 10 për qind.
Kujtojmë se në raportin e FMN-së për Kosovën, thuhet se rritja ekonomike për vitin 2022, është më e vogla ndonjëherë, përveç në vitin 2012.
Sipas FMN-së, vitin e kaluar, ekonomia e Kosovës ishte rritur për 9.5 për qind, por fatkeqësisht njëjtë kishte ndodhur edhe me rritjen e çmimeve bazike (po 9.5 për qind) . E sa i përket inflacionit, në raport thuhet se Kosova nuk ka vuajtur nga inflacioni i lartë si tash asnjëherë në histori përveç vitit 2008, kur ishte shpallur e Pavarur - e i cili kishte qenë në shifrat 9.3 për qind.