Avokati Smakiqi: Guxo s'guxoi të tregonte kë e ka përnjëmend kryetar - prandaj i bëri dy
Është rekomanduar mos-njohja e Kuvendit Zgjedhor të partisë Guxo pas zgjedhjes së dy kryetarëve, Faton Pecit dhe Donika Gërvallës.
E për këtë lajm, ka reaguar avokati Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se KQZ është bazuar në gjendjen faktike dhe për këtë e ka pasur të lehtë që ta hedh poshtë Kuvendin zgjedhor të partisë Guxo.
Samkiqi tutje thotë se “gjendjen juridike Lista Guxo nuk guxoi ta paraqes pranë KQZ-së prandaj kamufloi me dy Kokëkryetar”.
Shkrimi i plotë i avokat Smakiqit:
Guxo mos Guxo !
LVV-ja me një Kryetar qe mbisundon krejt organet e saj dhe kush nuk nihet per se gjalli krejt i mashtron.
Lista Guxo xhuxhe nën prag elektoral sipas sondazheve, e qe pritet te shuhet, "TRIMNESHA" me dy kryetar qe nuk i pyet kush për asgjë, sepse s'kanë as autoritet moral as kushtetutes as në Guxo as në Qeveri.
Gjendja faktike
Lista Guxo e ka Kryetaren e saj Vjosa Osmanin në Presidencë, prandaj dhe KQZ-ja e ka pasur te lehtë te bazohet ne gjendjen faktike, sepse gjendjen juridike Lista Guxo nuk guxoi ta paraqes pranë KQZ-së prandaj kamufloi me dy Kokëkryetar.
