Avokati Koci: Askush nuk e ndalte sulmuesen, ato janë përgjegjëse thuajse njejtë - NACIONALE

Avokati Koci: Askush nuk e ndalte sulmuesen, ato janë përgjegjëse thuajse njejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka thënë se dhuna që u pa në video, ku disa infermiere argëtoheshin teksa e sulmonin një të moshuar.

Sipas Kocit, edhe ato infermieret e tjera të cilat argëtoheshin, duhet të denohen, pothuajse njejtë.

Postimi i plotë i Kocit:

Problem më i madh se vet dhuna ndaj të moshuarës është kultura e dhunës që është sistemuar në shoqërinë tanë.

Kjo po argumtohet me faktin që askush prej të pranishmeve, nuk po tenton me e ndalë sulmuesen.

Disa po qeshën, e tjerat janë indiferente.

Dhuna është bërë normalitet.

Po, edhe ato janë pērgjegjëse thuaja njejtë si sulmuesja!

E së bashku me dhunë, në shoqëri tanë, janë sistemuar edhe rrena, dallaverja dhe gjitha të kqijat e mundshme.

Në fakt, njerëzit e poshtër e kanë kohën ideale për realizimin e agjendave të veta.”

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Rasti ka ndodhur në një shtëpi për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten.

Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video. Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ky rast e ka tronditur opinionin publik, me reagime nga të gjitha anët. Edhe pronari i “Orendës” ka folur për Nacionale, duke thënë se janë të shqetësuar me këtë ndodhi.

Ky rast e ka tronditur opinionin publik, me reagime nga të gjitha anët. Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuarKËTU

Lajme të ngjashme