Avdiu: Tri vrasje dhe askush nga shteti nuk jep përgjegjësi - NACIONALE

Avdiu: Tri vrasje dhe askush nga shteti nuk jep përgjegjësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja e shoqërisë civile, Zana Avdiu, ka reaguar pas lajmit se vrasësi i Hamide Magashit ka vrarë veten.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se brenda dy dite kanë ndodhur tri vrasje dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Ajo ka thënë se policia, gjykatat, prokuroria, QKUK, Ministria e Punëve të Brendshme janë përgjegjës direkt për këto vrasje.

“3 vrasje, e askush nga shteti nuk jep pergjegjesi. Policia, gjykatat, prokuroria, QKUK, Ministria e Puneve te Brendshme - jane pergjegjes direkt. Vetevrasja e Sokolit, eshte tragjedi ne vete. Sepse ky ka qene rezultat i mesimeve te shoqnise, edukimit e kultures tone, e cila djemte/burrat i shndrron ne dhunues e vrases. 3 jete u shuan, si pasoje e kesaj! Edukoni djemte te jene te dashur, te bute, te mire e te pergjegjshem. Mos i mesoni te jene superior, arrogante, e qe me vone do ti beje dhunues e vrases. Tragjedi e dite e zeze per Kosoven! Sot te jete dite zie, per krejt ne, e krejt shoqërinë”, ka shkruar Avdiu.

Lajme të ngjashme