"Atë ditë që ta marr djalin, kam me të furë me duar të mia": Deklarata e familjarit të gruas së vrarë për Nacionalen - NACIONALE

"Atë ditë që ta marr djalin, kam me të furë me duar të mia": Deklarata e familjarit të gruas së vrarë për Nacionalen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nacionale po qëndron në Lipjan, afër shtëpisë së gruas së vrarë, ku gazetarët Anita Nikaj dhe Mirlind Behluli biseduar me disa prej familjarëve të saj atje.

Një prej familjarëve të saj (emrin e të cilit Nacionale nuk do ta publikojë për arsye privatësie), ka treguar për kërcënimet që ka marrë viktima nga dorasi.

“Atë ditë që ta marr djalin, kom me të furë me duar të mia”, ka thënë familjari i viktimës.

Ndërkohë, nga ajo që kanë mësuar gazetarët pranë shtëpisë, është fakti se motrat e viktimës kanë pranuar injeksione për qetësim.

Në anën tjetër, një kushëri ka dhënë detaje, duke thënë se çifti veçse ka qenë i ndarë, ndërsa këtë e ka bërë edhe policia.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 35 vjeçare është vrarë në oborrin e repartit të Gjinekologjisë.

Siç ka raportuar gazeta Nacionale më herët, i dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, e cila raportoi nga vendi i ngjarjes, ka mësuar se viktima ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Lajme të ngjashme