“Artane Stiropori”, nisin talljet me Ministren e Ekonomisë
Ish-zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka ironizuar me deklaratën e Ministrës së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila sot ka ftuar qytetarët e Kosovës që të i izolojmë shtëpitë e tyre para dimrit.
Ai ia ka ndërruar ministres mbiemrin dhe postin.
“Artane Stiropori - Ministre e Fasadës”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.