Arrestohet një serb në Fushë Kosovë: Dyshohet për përgatitje të vrasjes dhe prezantim të rremë si person zyrtar
Një serb është arrestuar në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet se ka përgatitur një vrasje, dhe ka synuar të prezantohet rrejshëm si person zyrtar.
Njoftimi:
“PËRGADITJE E VEPRËS PENALE VRASJE & PREZANTIM I REMË SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM – Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN. Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.