Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se dhunoi një femër
Arrestohet një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet të ketë dhunuar një femër.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht-dhunuar viktimën femër. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.
