Dhunohet e mitura në Ferizaj, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Dhunohet e mitura në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën- vajzën e mitur kosovare.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore.

Rasti vazhdon të hetohet.

Ferizaj 22.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme