Arrestohen katër persona në Prishtinë, u përfshinë në rrahje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Prishtinë të cilët u përfshinë në një rrahje.
Sipas njoftimin të tyre në Facebook, informatën për këtë rrahje e kanë pranuar mbrëmë rreth ores 22:30, ku thonë se kanë qenë të përfshirë 5 persona.
“Mbrëmë rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën "Simon Shiroka" në Prishrinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona”, thuhet në njoftimin e tyre.
Siç thotë ata, kanë mbetur të lënduar të gjithë personat, ndonëse katër nga ta, pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje.
“Në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë. Katër nga personat e përfshirë në rrahje, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, përfundon njoftimi.
