Vetëm tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Vetëm tri raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tri raste të dhunës janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Si pasojë e përdorimit të dhunës, janë arrestuar tri persona.

Në Prizren është arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë në familje. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren, 21.12.2022-21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Në anën tjetër, edhe në Gjilan është arrestuar një person i cili kishte qenë në arrati.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

Gjilan, 09.12.2022-04:00. Më datë 21.12.2022 është paraqitur në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar i cili nga data 09.12.2022 ka qenë në arrati. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Edhe në Prizren është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht-dhunuar një femër.

"Prizren dhjetor 2022-NN.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte keqpërdor seksualisht-dhunuar viktimën femër. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë", thuhet tutje.

Lajme të ngjashme