Ambasada e Kosovës në Turqi: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është në mesin e viktimave dhe të lënduarve - NACIONALE

Ambasada e Kosovës në Turqi: Asnjë shtetas i Kosovës nuk është në mesin e viktimave dhe të lënduarve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një shpërthim i madh ka ndodhur në rrugën Taksim Istiklal të Stambollit në Turqi.

Pas shpërthimit në rrugë kanë dalë shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se autoritetet e konsiderojnë shpërthimin në Stamboll, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, si një sulm terrorist, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

“Ne e konsiderojmë atë si terrorizëm sepse sulmuesi, për të cilin besojmë se është një person femër, shpërtheu bombën”, tha Oktay.

Rreth kësaj Ambasada e Kosovën në Ankara, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se asnjë shtetas i Kosovës nuk është as viktimë dhe as i lënduar.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje nga ambasada kanë kërkuar për të gjithë kosovarët që ndodhën në Stamboll, të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.

Ata gjithashtu kanë publikuar numrin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll për rast nevoje. +90 (531) 105 63 91

Erdogan: Gjashtë të vdekur në Stamboll

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në deklaratën e tij në lidhje me shpërthimin tha se 6 persona kanë humbur jetën, 4 prej tyre në vendngjarje dhe 2 prej tyre në spital. Presidenti Erdogan tha se nga shpërthimi mbetën të plagosur 53 persona.

"Janë 6 të vdekur, në vendin e krimit dhe 2 në spitale. Numri i të lënduarve është 53. Ky numër mund të ndryshojë nga momenti në moment. Mund të vijnë numra të ndryshëm. Kjo është shifra që kam marrë personalisht nga guvernatori ynë”, tha ai.

Ekipet e policisë menjëherë morën masa sigurie në zonën ku ndodhi shpërthimi.

Turqia ndaloi transmetimin e pamjeve dhe pasojat e shpërthimit

Rregullatori turk i medias ka ndaluar përkohësisht mediat lokale të shfaqin pamjet e momentit të shpërthimit, si dhe pasojat e tij.

Siç raporton AP, Komiteti i Radios dhe Televizionit Turk ka vendosur më parë ndalime të ngjashme pas sulmeve, aksidenteve dhe disa ngjarjeve politike.

Në vitin 2016, një sulm terrorist nga një kamikaz ndodhi në rrugën Istiklal të Stambollit.

Turqia tashmë ka filluar hetimet

Sipas informacionve, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit nisi një hetim për terrorizëm.

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit nisi një hetim për sulmin në rrugën Istiklal. Ndërkohë që u caktuan 5 prokurorë, u ndalua transmetimi për pamjet e shpërthimit.

“Sot për shkak të shpërthimit në sheshin e rrugës Istiklal ka nisur hetimi nga Kryeprokuroria jonë e Stambollit dhe janë caktuar 5 prokurorë publikë", thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Shtetit

Lajme të ngjashme