Aktori Bufi: Rrogat në Kosovë si veza e zier, e qëron 15 minuta e han për 3 sekonda
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, ka komentuar me ironi çështjen e pagave në Kosovë.
Spahiu që njihet për humorin e tij, ka thënë se rrogat në Kosovë janë si vezët e ziera.
“Rrogat ne Kosove jane pak a shume si voja e zime. E qëron 15 minuta, e han per 3 sekonda.”, ka shkruar Spahiu.
Spahiu është aktiv në rrjetet sociale ku ironizon me tema të ndryshme të vendit.
Kujtojmë se aktualisht paga minimale në Kosovë është më e ulëta në rajon.
