Aktivistja Avdiu: Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli ia kallxuan Amerikës vendin
Aktivistja Zana Avdiu, ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe deputetës së VV-së, Fitore Pacolli ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avdiu në një shkrim në Facebook, ka thënë se Bislimi e Pacolli ia treguan vendin Amerikës.
Ajo ka ironizuar duke thënë se “u mesu Amerika 20 vjet, me ba cka t’don. S’ka mo ashtu. Ktu ka shtet!”.
Shkrimi i plotë i saj:
Besnik Bislimi dhe Fitore Pacolli ia kallxuan Amerikes vendin.
S’ki nevoje mu shqetesu, na jemi shtet edhe vendosim vet, i thane.
Per qiso udheheqes kemi pas nevoje. Me ia kallxu vendin Amerikes edhe Evropes, qe historkisht na kane demtu e shkaterru.
U mesu Amerika 20 vjet, me ba cka t’don. S’ka mo ashtu. Ktu ka shtet!
- Jaaa! Zot, na mbroj prej vetes tone, se prej Serbise na mbrone Amerika.
