Aksident trafiku në rrugën Lipjan-Prishtinë, dy persona të lënduar - NACIONALE

Aksident trafiku në rrugën Lipjan-Prishtinë, dy persona të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Nacionalen se si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

"Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut." - tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme