Aksident i rëndë në Kamenicë: Humb jetën një 33-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamenicë.
Si pasojë një 33-vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hasani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilnait.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicë afër pompës së karburanteve ” Hib Petrolit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Policia po vazhdon me hetimet.