Ahmeti: Bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndaljen pagave për mësuesit dhe shërbyesin civil nëpër komuna.
Ai ka vlerësuar se një veprim i tillë është antiligjor dhe antikushtetues.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Mësimdhënësit janë punëtorë të komunave. Janë në listat e pagave të komunave dhe paguhen nga buxhetet e komunave.
Çdo komunë deri me datën 10 përgatit listën e pagave për muajin e ardhshëm dhe pagag ekzekutohen nga ministria e financave.
Me datën 10 punëtorët skanë qenë në grevë. Qeveria ju ka dërgu komunave kërkesën për listën e punëtorëve grevistë të cilën nuk kam informatë se e ka dërguar dikush. MF ka bllokuar ekzekutimin e pagave për organizatat buxhetore që nuk i kanë dërgu. Prandaj pagat nuk i kanë marr as mjekët e shëndetësisë primare e as shërbyesit civil nëpër komuna.
1. Bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave, sepse gjasa teorike nuk ka qeveria me dit kush ka shku në punë e kush jo, sepse shkollat i raportojnë komunës.
2. Komuna si epror vendos se kënd me e penalizu e kënd jo. Ministria nuk mund të jetë mbi komunën. Kjo është e garantuar edhe me Kushtetutë edhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.
3. Ndalesa e pagave për punëtorët që nuk janë në grevë është edhe shkelje e rëndë ligjore!
Nuk mund të komentoj mbi meritën e kërkesës së Sindikatave sepse nuk jam as mësimdhënës e as nuk e di gjendjen ekonomike të secilit grevist. Sindikatat e kanë detyrë gjithmonë të kërkojnë më shumë të drejta. Por e dijmë se rritja e çmimeve është enorme.
Nuk mund të komentoj as mbi planifikimet buxhetore sepse MF e din atë punë më së miri. Edhe pse ka shumë para të mbetura në buxhet, shpenzimi në paga e meditje është shpenzimi më joproduktiv në ekonomi.
Megjithatë atë që mund të komentojmë është se kjo situatë është katastrofike për qytetarët tonë. Përveç mungesës së mësimit që ashtu kështu ka probleme me cilësi, ndalja e pagave në këtë situatë ekonomike rrezikon mirëqenien e shëndetin e qindra mijëra njerëzve në Kosovë.
Mos me u ul në tavolinë palët është e pakuptueshme edhe në qoftë se nuk pajtohen! Siç patëm thënë shpesh - me u taku me Serbinë po e ndërmjet veti jo është absurd.