Ahmeti: 35-vjeçarja e vrarë është H.M. nga fshati Llugaxhi i Lipjanit
Imri Ahmeti, i cili është kryetari i Komunës së Lipjanit, e ka konfirmuar për Gazetën Express se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK’së është Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.
"Kam komunikuar me një banor të fshatit për ta verifikuar, me ditë a është e komunës tonë. Po është nga fshati Llukaxhi”, tha ai.
Po ashtu, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se dyshimet e para sugjerojnë së bëhet fjalë për vrasje.