AGK-ja dënon sulmet ndaj Nacionales nga tabori i VV-së: Fushatë që ua vështirëson punën gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj taborit të VV-së, Hysamedin Ferajt, Elvis Hoxhës dhe Sadri Ramabajës, pas sulmeve që këta tre i bënë ndaj Gazetës Nacionale.
AGK-ja dënoi këto sulme të vazhdueshme nga eksponentët e pushtetit, duke thënë se kjo fushatë e vazhdueshme është e papranueshme dhe e rrezikshme.
Elvis Hoxha qe i tha Rrahman Jasharajt “ish-anëtar i partisë së Millosheviqit”, para pak ditësh ka thënë se “në mediat tona ka shumë që flasin serbisht në shqip”.
AGK-ja gjithashtu u bëri thirrje edhe partisë së tyre dhe qeverisë që të distanciohen nga kjo fushatë.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të AGK-së: