Afrim Haliti – Kurtit: Gojën plot Kanti, Kanti, Kanti e vendin e ka shndërru në kantë bërllogu - NACIONALE

Afrim Haliti – Kurtit: Gojën plot Kanti, Kanti, Kanti e vendin e ka shndërru në kantë bërllogu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Afrim Haliti ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas fjalimit të tij në Forumin e Internacionales Socialiste, ku ky i fundit e ka përmendur filozofin Immanuel Kanti.

Haliti ka shkruar se ky formë ku mori pjesë Kurti, është humbje kohe për një kryeministër që vendin e vet e ka bërë llugë me ekonomi, siguri, arsim, shëndetësi.

Një ndër dallimet në mes të Immanuel Kantit dhe Albin Kurtit është se Kanti kurrë nuk ka dalë jashtë qytetit të tij të lindjes, deri sa Albini qëkur është bërë kryeministër nuk po din të kthehet në vend të vet. Forumi i Internacionales Socialiste, Forumi i të Majtës, Forumi Socialist, Forumi i Demokracive të Majta, Forumi i të Majtës Demokratike... Asi forume humbje kohe për një kryeministër që vendin e vet e ka bo llugë me ekonomi, siguri, arsim, shëndetësi. Gojën plot Kanti, Kanti, Kanti e vendin e ka shndërru në kantë bërrlogu”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Lajme të ngjashme