Adriana: Rrugëtimi i një foshnje 11 - muajshe për të kryer transplantimin e mëlçisë
Historia e shërimit është unike për çdo pacient. Por kjo histori është e ndryshme. Kur pacientja nuk ka mbushur as një vjeç, ka nevojë për një pjesë të mëlçisë së babait të saj për të mbijetuar dhe duhet të gjejë mjekë në një vend tjetër, rrugëtimi bëhet një histori e mbushur me mrekulli.
Një vajzë 11-muajshe, Adriana, në qytetin e saj të lindjes u diagnostikua me një kancer të mëlçisë të quajtur hepatoblastoma, i cili shkaktoi dështim të mëlçisë. Bazuar në rekomandimet mjekësore në Mal të Zi, familja e saj vendosi të udhëtonte për në Turqi për tu trajtuar në Spitalin Acıbadem.
Nëna e Adrianës na shpjegon se ajo ishte një foshnjë plotësisht e shëndetshme nga lindja deri në momentin kur gjithçka ndryshoi. Papritmas Adriana ishte vazhdimisht e shqetësuar, filloi të qante dhe refuzoi të hante ose të flinte. Kështu filloi gjithçka.
“Kur ajo ishte rreth pesë muajsh, filluam të shkonim nga një mjek te tjetri dhe të bënim analiza të ndryshme. Gjatë një ekografie, ata zbuluan se problemi ishte në mëlçinë e saj. Meqenëse nuk mund të merrnim trajtimin e duhur në Mal të Zi, mjekët na këshilluan të vinim në Turqi, pranuam menjëherë e pa hezitim. E vetmja gjë e rëndësishme ishte të shpëtoja jetën e vajzës sime.”
Gjetja e trajtimit të duhur për Adrianën
Kur dosjet mjekësore të Adrianës u ndanë me mjekët e Acıbadem, rasti u shqyrtua në një këshill multidisiplinar. Specialistë nga disa fusha mjekësore, duke përfshirë kirurgë, radiologë, onkologë pediatrikë dhe gastroenterologë pediatrikë, diskutuan sëmundjen e saj dhe arritën në përfundimin se nuk kishte mundësi tjetër trajtimi përveç transplantimit të mëlçisë.
Edhe pse kimioterapia dhe heqja e pjesës kanceroze të mëlçisë janë shpeshherë efektive në trajtimin e hepatoblastomës, tumori i Adrianës mbulonte plotësisht lobin e djathtë të mëlçisë së saj dhe ishte i lidhur me enët kryesore të gjakut. Për këtë arsye, heqja e të gjithë mëlçisë dhe zëvendësimi i saj me një të re ishte e mundësia e vetme që kishim.
Këtu, sfida kryesore ishte gjetja e një mëlçie të përshtatshme. Për fat të mirë, grupi i gjakut i babait të saj ishte i pajtueshëm dhe ai ishte i gatshëm të ishte dhurues.
Fillimi i trajtimit të Adrianës në Acıbadem, Turqi
Si fillim, për një periudhë kohore Adriana mori kimioterapi për të tkurrur tumorin në mëlçinë e saj. Gjatë këtij procesi, u përfunduan të gjitha përgatitjet e nevojshme për transplantim. Më pas, tek Adriana u realizua operacioni i transplantimit të mëlçisë duke përdorur një pjesë të mëlçisë marrë nga babai i saj. Operacioni u krye nga një ekip i gjerë i udhëhequr nga Profesor Hamdi Karakayalı, Drejtor i Njësisë së Transplantimit të Organeve në Spitalin Acıbadem Atakent.
Prof. Karakayalı pas operacionit thekson se: “Ishte një tumor i madh dhe përfshinte plotësisht pjesën e brendshme të mëlçisë. Për shkak të kësaj, përveç dhimbjes së barkut, presioni i shkaktuar nga tumori mund të shkaktojë shumë simptoma që mund të bëhen kërcënuese për jetën. Pasi hoqëm tumorin së bashku me mëlçinë dhe e zëvendësuam atë me një mëlçi të re të shëndetshme, Adriana tani vazhdon jetën e saj si një foshnjë e shëndetshme. Shpresoj që ajo të vazhdojë kështu.”
Transplantimi i mëlçisë është një procedurë komplekse dhe është edhe më sfiduese tek fëmijët. Pjesa e mëlçisë që merret nga një dhurues i rritur është shumë e madhe për barkun e një foshnje si Adriana. Për këtë arsye, mëlçia duhet të zvogëlohet pa kompromentuar integritetin e saj, pa dëmtuar enët e gjakut ose kanalet biliare dhe pa dëmtuar kapacitetin e saj funksional. Falë përvojës së gjerë të ekipit të Acıbadem në transplantimin e mëlçisë te fëmijët, të gjitha këto sfida u kapërcyen me sukses. Shpresojmë që Adriana do të gëzojë një fëmijëri normale dhe të këtë një jetë të shëndetshme në të ardhmen.
Shkalla e suksesit të Ekipit të Transplantimit të Mëlçisë pranë Acıbadem për këto lloj rastesh është mbi 90 për qind. Deri më sot, Prof. Karakayalı dhe kolegët e tij e kanë kryer këtë operacion në më shumë se 200 foshnje dhe kanë monitoruar rezultatet e tyre me rezultate të shkëlqyera.
Gati për të shijuar jetën
Pas të gjitha vështirësive dhe kësaj beteje të gjatë, Adriana dhe prindërit e saj janë gati të shkojnë në shtëpi të shëndetshëm, të lumtur, të buzëqeshur dhe të çliruar nga shqetësimet e mëdha. Nëna shpreh ndjenjat dhe mirënjohjen e saj:
“Para së gjithash, u jemi thellësisht mirënjohës mjekëve dhe stafit mjekësor. Jemi të kënaqur me përvojën tonë të përgjithshme dhe gjithçka është pikërisht ashtu siç duhet të jetë. Duhet ta pranoj, nuk kam parë kurrë shqetësim në fytyrat e mjekëve tanë. Gjendja e Adrianës ishte vërtet kritike, por falë tyre, ajo është këtu me ne sot, duke buzëqeshur. Ne mezi presim që të bëjmë gjëra të thjeshta si të ecim në park, të luajmë dhe të hamë mëngjes në shtëpi të tre së bashku si familje, pa shqetësime apo probleme të mëdha. Këto momente të thjeshta kanë më shumë rëndësi. Sot, ajo që ndiej mbi të gjitha është lumturi e pamasë, sepse e di që ajo ka një jetë të gjatë dhe të shëndetshme përpara.”


*Artikull i sponsorizuar!