Pse Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka publikuar të dhënat e papunësisë prej marsit 2021? - NACIONALE

Pse Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka publikuar të dhënat e papunësisë prej marsit 2021?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) nuk ka publikuar të dhënat e papunësisë prej marsit të vitit 2021. Ky institucion i pavarur nuk ka dhënë asnjë arsyeje se pse nuk i ka nxjerr këto të dhëna për më shumë se një vit. Ekonomistët kanë bërë me dije për gazetën Nacionale se publikimi i këtyre shifrave është shumë i rëndësishme në disa fusha.

Profesori i ekonomisë, Xhevat Sopi, ka treguar për gazetën Nacionale se publikimi i këtyre shifrave është jetik për politikëbërje, hulumtime shkencore dhe për biznese.

“Të dhënat statistikore zyrtare janë shumë të rëndësishme, minimum për tre aspekte. Së pari, për politikëbërje. Së dyti, për hulumtim shkencor. Dhe së fundi, për biznese. Sa herë që këto të dhëna mungojnë, këto pengojnë të tri këto shtylla. Për shembull, mungesa e të dhënave e vendos pjesën akademike që merret me hulumtime shkencore, në një situatë të pa material për të analizuar se si është duke shku trendi, çfarë faktorë janë duke ndiku, dhe mundësinë për të bërë parashikimin”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka mundur të flas për arsyet e mospublikimit të këtyre të dhënave.

“Unë nuk kam informacione të mjaftueshme, për të ditur se çka po ndodh realisht në prapavijë. Rrjedhimisht, nuk mund të jap mendime të kësaj natyre, se çka po ndodhë. Mirëpo unë nuk besoj në atë se po tenton të fshihet diçka, Agjensia e Statistikave të Kosovës është institucion shtetëror përtej politikave dhe përtej politikës - është institucion ose agjenci e pavarur, me njerëz profesional aty. Kësisoj unë nuk prirem të besoj atë, por absolutisht nuk mund të pohoi asnjërën nga këto”, ka deklaruar ai.

Edhe Agron Demi nga Institutin GAP e ka vlerësuar si shqetësuese këtë veprim të ASK-së.

Ai ka treguar se gjendja me statistika në këtë qeverie është përkeqësuar.

Gjendja me statistika vetëm është përkeqësuar. Kushdo që merret me interpretimin e të dhënave e di që sigurimi i të dhënave zyrtare është po aq e vështirë sa ka qenë, e ASK nuk i publikon të dhënat e papunësisë qysh prej tremujorit të parë të 2021”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”.

Kosova si e pa të dhëna qoftë në raportin e të punës dhe papunësisë, qoftë në çështjen e rritjes së GDP-së paraqitet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gazeta Nacionale ka bërë përpjekjet të shumta për të marrë një qëndrim të ASK-së për këtë çështje, por Agjencia e Statistikave të Kosovës ka qenë e pa qasshme.

Në rubrikën e “Rritjes Reale te GDP-së”, ky institucion renditë Kosovën si pa të dhëna.

Në një situatë të ngjashme si Kosova gjenden vende si Sahara Perëndimore, Korea Jugore, Afganistani, Kuba, Ishujt Fareo Ishujt Futuna dhe Wallis, dhe shumë ishuj të tillë trivial dhe të panjohur.(Hyperlink)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e punëtorëve për 1 maj, ka deklaruar se janë hapur gjithsej mbi 25 mijë vende të reja pune, por nuk e kishte argumentuar një gjë të tillë. Ky deklarim nxiti një reagim të gjerë shoqëror, i cili, përgjithshëm shquhej për kontestimin e këtij pretendimi të kryeministrit Kurti.

I pari që kishte reaguar ishte kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.

Ai ka përgënjeshtruar pretendimin e kryeministrit se gjatë mandatit të tij janë punësuar 25 mijë punëtorë.

Kryeministri në opinion duhet të dalë me shifra të sakta, pasi që nuk ka shans që janë punësuar të gjithë ata persona”, pati deklaruar Azemi.

Pikërisht Azemi, në fjalën e tij, ka pikasur problemin e çështjes – mungesën e shifrave të sakta, që do të shërbenin si të dhëna të qëndrueshme mbi bazë faktesh.

Me tepër se pretendimi i lartë dhe i paqëndrueshëm i kryeministrit, shqetësuese është se pse akoma, mbi këtë çështje nuk kemi të dhëna të faktueshme.

Agjencia e Statistikave të Kosovës është institucion i pavarur që vepron në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.

Ndonëse gjendemi thuajse në gjysmën e vitit 2022, ASK nuk ka publikuar asnjë të dhënë mbi numrin e të punësuarëve.

Të dhënat e fundit të publikuar nga ASK-ja datojnë në muajin e marsit i vitit 2021. Nga atëherë e deri me sot, situata mbetet e paqartë për shifrat në këtë fushë.

Lajme të ngjashme