91% e lexuesve në Viber të shqetësuar pas deklaratës së ShBA kundër vendimit të Kurtit - NACIONALE

91% e lexuesve në Viber të shqetësuar pas deklaratës së ShBA kundër vendimit të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit duket se ka brengosur edhe qytetarët e Kosovës, që në një sondazh të Nacionales kanë votuar masivisht për të shprehur shqetësimin e tyre.

“ShBA-të janë të zhgënjyera e të shqetësuara që qeveria e Kosvoës ka refuzuar kërkesat (për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat),” – thuhej në këtë deklaratë.

Kjo nënkuptonte efektivisht se nuk ishte mbështetur madje as zbutja e qëndrimit të Kurtit, që parashihte zbatim të shkallëzuar të vendimit.

Administratorët e faqes së Nacionales në Viber e hapën sot një sondazh me pyetjen: “A jeni të shqetësuar për Kosovën pas shqetësimit amerikan me vendimin e Kurtit për targat?”

Deri tash, 91 për qind e lexuesve kanë votuar për opsionin “PO” derisa vetëm pak mbi 8 për qind kanë votuar për opsionin “JO”.

Kujtojmë se votimi vazhdon të jetë i hapur dhe për të votuar duhet të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme