46-vjeçari në Prishtinë vdes derisa po pinte diçka në një lokal, pronari s'e njeh - NACIONALE

46-vjeçari në Prishtinë vdes derisa po pinte diçka në një lokal, pronari s'e njeh

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person dyshohet se ka vdekur në rrugën “Muharrem Fejza” sot derisa po pinte diçka brenda një lokali.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima ishte 46 vjeçar.

“Aktualisht policia, me kujdes të shtuar, ka nisur hetimin e rastit si ‘vdekje e dyshimtë’ dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Pronari ka thënë se viktima kishte ardhur si çdo konsumator tjetër në lokalin e tij, mirëpo që pastaj, sipas tij, i njëjti kishte pësuar sulm kardiak.

Lajme të ngjashme