26% e grave bëjnë seks me partnerët edhe pse s'kanë dëshirë: Për çka ishte aksioni simbolik i djeshëm nga QIKA? - NACIONALE

26% e grave bëjnë seks me partnerët edhe pse s'kanë dëshirë: Për çka ishte aksioni simbolik i djeshëm nga QIKA?

1 vit më parë

nga Anita Nikaj

Disa banerë të vendosur në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, ngjallnin kureshtjen e kalimtarëve, ku disa ndalonin të përgjigjeshin në pyetjen ‘’Çka tjetër nuk është pëlqim sipas teje?’’.

’Konsultimet për notë nuk janë pëlqim’’, ‘’Heshtja nuk është pranim’’, ‘’Ka JO edhe brenda martesës’’, ‘’Hypja në kerr nuk është pëlqim’’, ‘’Kur nuk du, nuk du’’....

Këto ishin vetëm disa nga shkrimet të cilat ishin shkruar në pëlhurën e bardhë, të vendosur nga organizata ‘’QIKA’’, e cili ishte duke zhvilluar një aksion simbolik sa i përket asaj se çka është pëlqimi seksual.

‘’Sot ky aksion është vazhdimësi e aksioneve të cilat i kemi bërë tash e disa muaj, në bashkëpunim më Këshillin Evropian në Kosovë. Fushata ka të bëje kryesisht më dhunën ndaj grave ndërsa tani jemi të fokusuar në dhunën seksuale përkundër formave të ndryshme të dhunës që ndodhin. Kjo fushatë përveç zhvillimit online sot ka marrë formën edhe të aktivitetit fizik, ku e kemi fokusuar direkt në dhënien e pëlqimit, se çka do të thotë dhënia e pëlqimit seksual dhe si ai rregullohet më ligj në Kosovë. Kodi Penal i Kosovës, e përkufizon pëlqimin si pajtim i vullnetshëm për personat mbi moshën 16 vjeçare.’’- i tha Erjola Morina nga QIKA, për Nacionale.

Çka është pëlqimi seksual?

Pëlqimi seksual është marrëveshja ose leja ndërmjet të gjitha palëve të përfshira për t'u përfshirë në aktivitet seksual.

Është një mirëkuptim i ndërsjellë mes të gjitha palëve që aktiviteti seksual është i dëshiruar dhe vullnetar. Pëlqimi duhet të jepet lirisht, që do të thotë se ai nuk mund të merret përmes detyrimit, mashtrimit ose manipulimit.

Gjithashtu nuk mund të supozohet nga sjellja seksuale e kaluar, heshtja ose mungesa e rezistencës.

Pëlqimi mund të tërhiqet në çdo kohë dhe është e rëndësishme që të gjitha palët të kontrollojnë në mënyrë aktive dhe të sigurojnë që të gjithë janë ende të kënaqur me aktivitetin.

Është e rëndësishme të theksohet se pëlqimi është i nevojshëm për të gjitha ndërveprimet seksuale, pavarësisht nga palët e përfshira.

26% e grave në Kosovë besojnë se e kanë për obligim të kryejnë marrëdhënie seksuale më parterët e tyre edhe kur nuk kanë dëshirë.

Sipas një hulumtimi të bëre nga OSBE në vitin 2019, ku është studiuar dhuna ndaj grave në Evropën Juglindore, ku ka përfshirë edhe gratë nga Kosova, thuhet se seksi pa dëshirë në martesë arsyetohet nga 25 përqind e grave, ndërsa 26 për qind mendojnë se seksi në martesë është obligativ.

Ajo se çfarë është më shqetësuese është fakti se 26%, e grave të anketuara në Kosovë, besojnë se e kanë për obligim të kryejnë marrëdhënie seksuale më parterët e tyre edhe kur nuk kanë dëshirë.

‘’Kjo është një ndër temat më të pa folura në Kosovë, por në anën tjetër ka shumë keqkuptime të shumta ku shpesh herë dhunimi nuk shihet si fenomen i cili mund të ndodhë edhe brenda martesave. Andaj njëri nga mesazhet që përçon ky aktivitet kjo fushatë, është që përdhunimi mund të ndodhë edhe brenda marrëdhënieve martesore. Ndër të tjera kemi pranuar mesazhe të shumta nga qytetarët të cilët kanë dhënë deklarata se çka nuk është pëlqim për ta, ndër to është veshja e cili nuk duhet të konsiderohet si ftesë për marrëdhënie çfarë do coftë ajo. Mirësjellja nuk duhet me u konsideruar si ftesë, në rastin kur nuk jemi të sigurt nëse dëshirojmë që të kryejmë marrëdhënie duhet te nënkuptohet se përgjigja është jo përgjigja’’- deklaroj Morina

Në Kosovë, çështja e pëlqimit seksual është e ndërlikuar nga shkalla e lartë e dhunës dhe ngacmimit seksual me të cilat përballen gratë dhe vajzat në vend. Sipas një ankete të vitit 2019 nga Rrjeti i Grave të Kosovës, 66% e grave në Kosovë kanë përjetuar një formë të dhunës seksuale apo ngacmimit gjatë jetës së tyre. Ky është një numër shqetësues i lartë dhe thekson rëndësinë e edukimit të qytetarëve për rëndësinë e pëlqimit seksual.

‘’Është e rëndësishme se para se me mbërri tek zgjidhja e problemit është me e pru në diskutim publik, tu e ditë se raste të përdhunimit po ka tejet shumë në anën tjetër nuk flitet për koncepte bazike siç është pëlqimi seksual e cila është baza fillestare kur behët fjalë për marrëdhënie në mes personave. Qëllimi kryesor fillimisht i fushatës është që qytetarët të njoftohen më koncepte të tilla, me pas një ide se mundemi me pa se si mundët më ndikuar informimi në parandalim të problemit.’’-theksoj ajo.

Qeveria e Kosovës ka bërë disa përpjekje për të adresuar çështjen e pëlqimit seksual. Kodi penal përfshin dispozita për sulmin seksual dhe përdhunimin, por këto dispozita nuk zbatohen gjithmonë në mënyrë efektive.

Për më tepër, sistemi ligjor i vendit nuk u përgjigjet gjithmonë nevojave të viktimave të dhunës seksuale dhe shumë viktima nuk ndihen rehat t'i raportojnë përvojat e tyre.

Sipas organizatës QIKA, është e rëndësishme që pëlqimi seksual të praktikohet edhe nga personat të cilët janë në një marrëdhënie martesore, pasi që çdo marrëdhënie pas pëlqimin e njërit nga personave të përfshirë konsiderohet si ‘’vepër penale’’.

‘'Ka hulumtime të cilat janë bërë para neve, të cilat tregojnë se është një koncept tejet i keqkuptuar, ku një përqindje mjaft e madhe nuk janë fare të njoftuar më idenë e pëlqimit ndërsa në anën tjetër është një përqindje e madhe që mendojnë se në martesë nuk ka nevojë për pëlqim gjë që nuk qëndron''

Është e rëndësishme të theksohet se pëlqimi seksual nuk është vetëm një çështje që duhet të trajtojë qeveria, por edhe për shoqërinë në tërësi. Është thelbësore që individët të kuptojnë rëndësinë e marrjes dhe dhënies së pëlqimit dhe që ata të ndërmarrin hapa për të siguruar që të gjitha marrëdhëniet seksuale të jenë më pëlqim të dy anshëm. Kjo përfshin kontrollin aktiv me partnerët për t'u siguruar që ata janë të pajtimit me aktivitetin në çdo kohë

Lajme të ngjashme