Zyrtari i PDK-së tregon cilat ligje të tjera mund të rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese
Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial, opozita po shpreson se njëjtë mund të ndodhë edhe me ligje të tjera.
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, shprehet optimist se partia të cilës i përket do të ngazëllejë fitimtare edhe në çështjet e tjera për të cilët i kanë dërguar për opinion në kushtetuese.
“Pas fitores së rastit për; Prokurorinë dhe KPMSHC, në Kushtetuese, pritën fitore edhe për; 1) Byron Politike të konfiskimit të pasurisë me vendime politike. 2) Për zyrtarët publik. 3) Për Energjinë”, shkroi ai në Facebook.
“PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Gjyka Kushtetues ia rrëzoi në tërësi si të pavlefshme Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, gjë që zgjoi indinjatë të thellë te Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila edhe u shpreh se GJK ishte e anshme duke vënë “interesin e disa anëtarëve të KPK-së para interesit të përgjithshëm”.