Zyrtari i PDK-së ka dy pyetje për ministren Haxhiu pasi kjo publikoi një videomesazh
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka reaguar pas videos së publikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Gruda në një shkrim në Facebook, ka pasur disa pyetje për ministren Haxhiu.
“1. Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur? 2. A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme?” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ministrja e Drejtësisë përsëri kritikon prokurorinë nëpërmjet një video.
Është e habitshme të shohësh një ministre që ka për detyrë të punojë për të forcuar institucionet e drejtësisë, të angazhohet çdo ditë për të dëmtuar integritetin e tyre.
Janë disa pyetje themelore që duhet t'i bëhen Ministres së Drejtësisë sot:
1. Kush duhet të ndërhyjë për rregullimin e sistemit prokurorial, nëse ky sistemi është i dobët? A janë qytetarët të cilëve ajo i referohet në videon e saj, apo ajo që ka marrë votat e tyre për të qeverisur?
2. A mund të kujdeset ministrja më mirë për të zgjidhur probleme në sistem, duke krijuar vlera dhe duke përmirësuar prokurorinë, në vend që të përqendrohet vetëm në kritika dhe sulme?
Ministrja duhet ta kuptoj se qeverisja e mirë është shumë më shumë sesa thjesht kritikë dhe identifikim i problemeve, ajo kërkon marrjen e veprimeve konkrete për të krijuar ndryshime pozitive për vendin dhe qytetarët.