Zyba i VV-së me akuzë banale për përgjimin e Kusarit: Me materiale të Radoiçiqit
Salih Zyba, deputet i VV-së, e ka komentuar përgjimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e Zybës, e cila dëgjohet teksa e pranon se ka komunikuar 2-3 minuta me Milan Radoiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e në listë të zezë të ShBA-së.
Zyba e ka mbrojtur shefen e tij, duke e akuzuar gazetën Nacionale se e mori përgjimin nga Radoiçiqi, me të cilën në fakt ka komunikuar Kusari-Lila.
“Me materiale të Radoijçiqit, që i sigurojnë përmes tij, falë lidhjeve të afërta me të, ata që kanë bërë bashkë biznes e kanë formuar qeveri, bëhen përsëri bashkë. Tash kundër Vetëvendosjes!. Si deri tash kundër shtetit.” – shkroi ai.
Ndryshe këtë status, pa asnjë bazë faktike, e kanë pëlqyer shumë deputetë e aktivistë të VV-së.