Zvogëlohet prodhimi vendor, KESCO vetëm për dy ditë importon mbi 3.5 milionë euro energji elektrike
Kompani KESCO ka njoftuar se për ditën e sotme dhe një pjesë për ditën e nesërme ka importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro.
Në njoftimin e kompanisë është bërë me dije se shtimi i importit ka ndodhur për shkak zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga prodhuesi vendor.
“Për shkak të zvogëlimit të prodhimit në mënyrë të papritur nga prodhuesi vendor në kohën kur kërkesa po shkon mbi 1100 MËh, vetëm për ditën e sotme dhe një pjesë për ditën e nesërme, kemi importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro”, është thënë në njoftimin e kompanisë KESCO, duke treguar se mesatarisht sa ka importuar energji këtë muaj.
“Padyshim, që në këto rrethana kur kërkesa për konsum është më e lartë, këtë gep mes kërkesës dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë për të siguruar furnizim për konsumatorët tanë. Ndërkaq, që nga fillimi i këtij muaji, KESCO ka importuar mesatarisht 1.5 milionë euro për çdo ditë. 💰 Kursejeni energjinë elektrike!”, është thënë në njoftim.