Zvarritja e konstituimit të Kuvendit, Jashari: Durimi i qytetarëve nuk mund të merret si i pakufishëm - NACIONALE

Zvarritja e konstituimit të Kuvendit, Jashari: Durimi i qytetarëve nuk mund të merret si i pakufishëm

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka shprehur shqetësimet se saj në lidhje me vonesat në konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka bërë me dije se vonesat dhe mungesa e seriozitetit për t’i dhënë Kosovës institucionet funksionale janë thellësisht shqetësuese.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se durimi i qytetarëve nuk mund të merret si i pakufishëm.

Orët e fundit për ta konstituar Kuvendin kanë filluar. Vonesat dhe mungesa e seriozitetit për t’i dhënë Kosovës institucionet funksionale janë thellësisht shqetësuese. Durimi i qytetarëve nuk mund të merret si i pakufishëm. Prandaj, bëj thirrje që sa më shpejt të reflektohet dhe mbi çdo interes tjetër të vendoset interesi i shtetit. Në thelb, edhe nëse partitë politike nuk kanë shumëçka tjetër të përbashkët, duhet të kenë një interes të përbashkët: Kosovën”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova ka nevojë për bashkëpunim.

Ai që ecën vetëm, nuk i shërben askujt. Kosova ka nevojë për bashkëpunim, përgjegjësi dhe vullnet politik për të tejkaluar këtë ngërç institucional. Rreziku është që këto skenarë të përsëriten dhe kjo të bëhet një nga dobësitë tona më të mëdha politike, ndërsa qytetarëve t’u servohet vetëm zhgënjim dhe zemërim. Qytetarët janë të ngopur më arsyetime. Atyre u duhen institucione, përgjegjësi dhe shpresë”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme