Zv.sekretari i NATO-s bisedon me Lajçakun: Do të sigurojmë paqe në Ballkan, edhe përmes KFOR-it
Zevendëssekretari general i NATO-s, Mircea Geoana ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Geoana përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kanë diskutuar edhe për Prishtinën e Beogradin dhe zhvillimet së fundi.
“Bisedë e mirë me emisarin Lajçak. Mirëpresim hapat e Prishtinës dhe Beogradit në rrugën drejt normalizimit, dhe kërkojmë progres të mëtutjeshëm.” – tha ai.
Zëvendëssekretari i NATO-s tutje ka thënë se do të sigurojnë paqen në Ballkanin Perëndimor.
“NATO qëndron e përkushtuar fuqishëm për paqendhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, edhe përmes misionit të KFOR-it.” – ka shkruar ai në fund.