Zëvendëskryeministri i Italisë: Bëjmë thirrje për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Italisë: Bëjmë thirrje për ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Italisë, Antonio Tajani, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ka realizuar biseda telefonike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Kurti lidhur me angazhimin e shtetit italian për paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Ish-president i Parlamentit Evropian 2017-2019, ka bërë thirrje po ashtu për ulje të tensioneve mes të dyja vendeve.

“Kam biseduar me presidentin serb, Vuçiq, dhe me kryeministrin kosovar, Kurti, të cilëve ua kam siguruar angazhimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Edhe Qeveria italiane është informuar. Së bashku bëjmë thirrje për ulje të tensioneve dhe kundër aksioneve unilaterale. Italia është protagoniste për paqe.” – shkroi ai në Twitter.

Postimi:

Lajme të ngjashme