Zv/ministri i Brendshëm: Me ligjin e ri, pagat nuk zbriten menjëherë - NACIONALE

Zv/ministri i Brendshëm: Me ligjin e ri, pagat nuk zbriten menjëherë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se me ligjin e miratuar për pagat nuk do të zbriten menjëherë.

“Me këtë ligj që është miratuar në kuvend e që hyn në fuqi më 5 shkurt, nuk zbriten pagat menjëherë. Vitin e parë do ta marrin pagën e njëjtë siç e kanë marrë në vitin 2022, nuk zbritet asnjë pagë”, kështu deklaroi Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Dobra në “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se në vitin e parë, në rastet kur parashihet të ketë ulje, pagat nuk do të zbriten në vitin 2022, ndërsa shtoi se në vitin e dytë është 50 për qind dallimi në mes pagës që e kanë marrë dhe atë që duhet të marrin me ligjin e ri.

Kujtojmë se projektligji për rritjen e pagës minimale ka kaluar vitin e kaluar në parim në qershorin e vitit të kaluar, por ende nuk ka ardhur në lexim të dytë.

Lajme të ngjashme