Zv. Kryeministri Bislimi kritikon punën e Rakiqit si ministër dy muaj pas dorëheqjes së tij: Zero projekte, zero propozime - NACIONALE

Zv. Kryeministri Bislimi kritikon punën e Rakiqit si ministër dy muaj pas dorëheqjes së tij: Zero projekte, zero propozime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews Serbia ndër tjerash ka kritikuar edhe ish-homologun e tij Goran Rakiqin.

Kryeministri Kurti kishte qenë vazhdimisht i kritikuar që nuk e shkarkonte ministrin Rakiq për shkak të deklaratave të shumta të tij me gjuhë të urrejtjes, madje edhe ndaj vet Kurtit.

Rakiq – që është edhe kryetar i Listës Serbe – do të jepte dorëheqje në muajin nëntor nga pozita e ministrit së bashku me qindra zyrtarë tjerë serbë që po bojkotonin institucionet e Kosovës.

E më në fund, Besnik Bislimi ka guxuar të kritikojë Rakiqin duke thënë mes tjerash që ai nuk kishte prezantuar asnjë propozim apo projekt që kishte të bënte me komunitetin serb në veri të vendit gjatë tetëmbëdhjetë muajve të tij si ministër.

“Deri tash, Lista Serbe ka pasur monopol dhe kishte zero pluralizëm në veri, dhe e cila nuk është arritur përmes metodash demokratike... Z. Rakiq e mbajti pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete për tetëmbëdhjetë muaj me zero propozime, zero projekte që kishin të bënin me promovimin e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb në veri apo në pjesën tjetër të Kosovës. Do të donim të shihnim njerëzit, individët e po ashtu edhe politikanët që do të kishin parasysh jo vetëm interesat e një partie apo individëve në Serbi por edhe ato të serbëve lokalë. Kjo është ajo që shpresojmë për zgjedhjet e prillit...”

këtë intervistë, z. Bislimi ka folur mes tjerash edhe për planin franko-gjerman.

Lajme të ngjashme