ZRrE mirëpret aktgjykimin e Supremes: Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon - NACIONALE

ZRrE mirëpret aktgjykimin e Supremes: Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra e Rregullatorit për Energji, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizuar

Përmes një njoftimi për media, ZRrE ka mirëpritur aktgjykimin në fjalë duke vlerësuar se është hedhur poshtë kërkesëpadia e paditësit përmes së cilës është kërkuar shfuqizimi dhe shpallja e paligjshme e Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.

Sipas njoftimit, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon.

“Bazuar në pikën IV të Aktgjykimit është hudhur poshtë kërkesëpadia e paditësit përmes së cilës është kërkuar shfuqizimi dhe shpallja e paligjshme e Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, poashtu është hudhur poshtë edhe kërkesëpadia për korrigjimin e faturave, si dhe shfuqizimin e të gjitha kontratave individuale për konsumatorët jofamiljar, si të palejueshme. Rrjedhimisht, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike vazhdon, krahas vlefshmërisë së kontratave ekzistuese të konsumatorëve në treg të hapur, të cilat vazhdojnë të mbeten në fuqi. Po ashtu Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar dy dispozita të Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të viteve 2017-2019 pasi që ka konstatuar se ato nuk janë të harmonizuara me legjislacionin e energjisë. ZRrE është duke ndjekur procedurat e brendshme ligjore për shfuqizimin e këtyre dispozitave”, është thënë në njoftimin e ZRrE-së.

Lajme të ngjashme