‘Zonja Schwarz ka refuzuar varrimin e Jusuf Gërvallës me nderime ushtarake’ – Qalaj s'e kursen Donika Gërvallën - NACIONALE

‘Zonja Schwarz ka refuzuar varrimin e Jusuf Gërvallës me nderime ushtarake’ – Qalaj s'e kursen Donika Gërvallën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një deklaratë e para pak ditësh e ministres Donika Gërvalla se ‘PDK është parti e krimit dhe korrupsionit’, ka mjaftuar që deputeti i kësaj partie të shpërthejë kundër saj: “ajo ka refuzuar varrimin e babait të saj, heroit Jusuf Gërvalla me nderime ushtarake”, tha Rashit Qalaj.

Ministrja e jashtme Donika Gërvalla dhe njëra prej kryetareve të Listës Guxo, para pak ditësh në një intervistë te Çim Peka, tha se ‘jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe bashkësia ndërkombëtare e ka ditë që PDK është parti e krimit dhe korrupsionit’.

“Kam qenë kritike kundër aleancave PDK-LDK sepse e kam ditur që kjo ka për ta zhbërë LDK-në si parti e rëndësishme në skenën politike dhe të them të drejtën PDK, jo vetëm në Kosovë por edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë ka qenë partia e cila është, ka qenë sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E di që sot nuk ju vjen mirë kur flasim për krimin dhe korrupsionin por realiteti është realitet”, tha Gërvalla, shkruan Nacionale.

Pyetjes së Çimit rreth një koalicioni të mundshëm me PDK-në, Gërvalla do t’i përgjigjej kështu:

“Ju po ia shtoni një supozimi të cilin, për të cilin nuk mendoj që ka për të ndodhur, po ia shtoni edhe një supozim të dytë, prandaj në vend të supozimit të flasim për realitetin.

Në rastin ekstrem që nuk pres të ndodhë në mandatin e ardhshëm nëse PDK apo cilado parti tjetër në Kosovë do të ishte ndarë nga radhët e saj nga njerëz që edhe sot janë aty dhe përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin dhe janë pasuruar pafundësisht në kurriz të qytetarëve, atëherë do ta konsideroja këtë”, thotë Gërvalla.

Por, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, u tregua i ashpër mbrëmë në DebatPlus,teksa komentoi këtë deklaratë.

“Është ofenduese me e pa zonjën Shfarc duke dhënë deklarata të tilla, një zonjë që fatkeqësisht ka refuzu që heroi i kombit Jusuf Gërvalla, të varroset me nderime ushtarake.

Pra, zonja Shfarc, për babën e saj po flasim, ka refuzu që të varroset me nderime ushtarake. Çka me pritë prej saj”, tha Qalaj, përcjell Nacionale.

Ai tha se ‘Qeveria Kurti është qeveri cubash”.

“Dil pyeti qytetarët ku janë këta sot, kurrë qeveri ma të korruptume, qeveri cubash, në mënyrën qysh e bëjnë dhe kemi diskutuar edhe herën e kalaur dhe po diskutojmë cdo ditë në debate televizive, nuk ka shkelës më të mëdhenj të Kushtetutës, ligjeve se kjo qeveri.

Është e vërtetë nga aspekti formal që Kosova kurrë nuk ka qenë më afër anëatrësimit, por unë e kam parashiku shumë moti se Kosova fatkeqësisht nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës. Qeveria e Kosovës, shteti i Kosovës, po flas për veriun, është e vërtetë e pakontestueshme, që cdo vendim nga targat e tutje, burimin e ka në ligje, po cdo mënyrë e implementimit kemi thanë gjithë që ka qenë e gabuar dhe të tentosh t’i bindësh aleatët që po e mbrojmë sovranitetin”, tha ai.

Lajme të ngjashme