Zogaj: VV-ja po mundohet të kontrabandojë deputetë për kryetarin e Kuvendit - NACIONALE

Zogaj: VV-ja po mundohet të kontrabandojë deputetë për kryetarin e Kuvendit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po mundohet të “kontrabandojë” deputetë, për të votuar kryetarin e Kuvendit në mënyrë të fshehtë.

Zogaj tha se edhe nëse zgjedhjet një kryekuvendar në një mënyrë të tillë, si do të mundet ai të ulet në karrigen me aq shumë peshë për vendin, kur u zgjodh ‘fshehtazi’.

“Çka tjetër, çka tjetër, ne e dimë sa numra kanë qenë, në rastin më të mirë 57 deputetë kanë votuar për. Ka mungesë të marrëveshjes politike, dhe ekziston me gjasë, që përmes votës së fshehtë me u votu një kryetar të Kuvendit. S’di qysh mundet me u ulë ai kryetar Kuvendi në atë karrige aq të rëndësishëm për vendin, me votim të fshehtë, në thonjëza po e them ‘kontrabdanim’”, tha ai në emisionin DPT te Fidani.

Lajme të ngjashme