Zogaj: Kur e panë që s’kanë kontroll në katër komunat veriore, i shtyjnë zgjedhjet - NACIONALE

Zogaj: Kur e panë që s’kanë kontroll në katër komunat veriore, i shtyjnë zgjedhjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka thënë se zgjedhjet në Veriun e Kosovës nuk ishin shpallur që qytetarët të votonin, por për të na thënë neve që “ja me neve s’ka kompromis”.

Zogaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi për zgjedhje ishte puro popullsitë dhe i papërgjegjshëm.

Zgjedhjet nuk ishin shpallur që qytetarët në katër komuna të votonin udhëheqjen komunale, por për të na thënë neve që “ja me neve s’ka kompromis.” Vendimi për ato zgjedhje ishte puro popullsitë dhe i papërgjegjshëm. Tash, masi e panë që s’kanë kurrfarë kontrolli në këto katër komuna, kur e panë që situata mundet me u përkeqësu, kur e panë që këta popullsitë munden me dale keq nga kjo situate, thojnë që po i shtyjmë zgjedhjet”, ka shkruar Zogaj.

Ai tutje ka thënë se përderisa këta eksperimentojnë, plagosën policë, bllokohen rrugë dhe krijohet situatë konflikti.

Në këtë elitën aktuale, është një kombinim i çuditshëm i injorancës, pra një padije e madhe dhe popullzimit. Derisa këta eksperimentojnë, plagosen police, bllokohen rruge dhe krijohet situate konflikti”, ka përfunduar Zogaj.

Lajme të ngjashme