Zogaj: Cirku në Kuvend është rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj - NACIONALE

Zogaj: Cirku në Kuvend është rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka vlerësuar se ajo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës është një cirk.

Para fillimit të përpjekës së 34-të për konstituimin e Kuvendit, ai ka deklaruar se ky cirk është rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj.

Ai ka thënë se përgjegjësia për të dal nga kjo krizë i takon VV-së.

“Jemi duke i propozuar kandidatët për kryetarë komunash dhe për asamble. Normalisht që kjo sagë që po e shohim çdo ditë, ky cirk, bie nën hije kur ne tash fokusin e zhvendosim në zgjedhje lokale. Por, në asnjë moment nuk duhet të lëmë anash këtë cirk që po ndodhë në kuvend. Ky cirk është rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalur nga kjo krizë”, ka deklaruar Zogaj.

Lajme të ngjashme